Gjen lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni (Foto)

Postuar në 27 Qershor, 2016 20:55

Një burrë në Japoni zbuloi se më në fund ka gjetur lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni. Senji Nakajima, pretendon se ka një marrëdhënie të "përsosur" me kukullën "Saori", pavarësisht ai është i martuar me një grua me të cilën ka dy fëmijë. Senji, 61 vjeç, nga Nagano, jeton me kukullën në banesën e tij në Tokio. Fillimisht, Senji e përdoren kukullën vetëm për qëllime seksuale, duke fantazuar se ajo ishte e dashura e tij e parë. Megjithatë, siç thotë me kalimin e kohës Saori e kishte ndihmuar për të mbushur mbrëmjet e vetmuara. Senji filloi të përjetojë ndjenja të forta, derisa më në fund krijoi një "marrëdhënie" me të, duke thënë se ajo është "më shumë se një kukull".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.