Shkolla ekzibicioniste e Rilindjes/Qëndrimi i palës greke për banerin e Çamërisë, Ministria e Jashtme Shqiptare reagon "nga stadiumi"

Postuar në 12 Qershor, 2016 16:48

Pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke për një baner në ndeshjen Zvicër-Shqipëri ku shkruhej për Çamërinë, ka reaguar Ministria Jonë e Jashtme, përmes Këshilltarit për Media të ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi. Me bluzën e kombëtares dhe me gjasë me mesazhin se ato që ndodhin në një ndeshje duhet të lihen aty, Dervishi ka folur për nevojën e reciprocitetit. Një ekzibicion i ngjashëm me atë që një oficer policie i akuzuar për përgjime performoi para gjykatës me një valixhe të improvizuar përgjimi.

Comments

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

hajde kllufa hajde..mire qe nuk nxorren ndonje tifoz te radhes te fliste per ceshtjen...po ministria jone nuk ka dipllomat karriere per te fol per kete ceshtje duhet te nxjerr sesben ciliminje..opo keta sjane ne vete..ska nevoje per intervista,mjafton nje deklarate e shkruar nese do te reagosh ose shume mire mund te mos shprehesh fare se parrulle stadiumi eshte..keto fjalet e bukura uroj ti kene thene me kotzias kur e kishin ketu

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky duket si pune fëmiu, cfare shkolle ka bere ky dhe cfare eksperience diplomatike mund te kete ky adoleshent? Me duket mungese serioziteti nga ana e Ministrise se Jashtme lenia ne doren e ketyre çilimive te puneve te shtetit. Apo Kapterr Rama ende nuk e ka te qarte se po prish edhe ate pak shtet qe kishte trasheguar nga Berisha, edhe pse pretendon se po ben shtet. Ketij une i them Shtet Leshi.

Po "Glevin" cfare kodosh emri eshte? Apo mamin ia kane quajtur Gloria dhe babin Edvin?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shikoni një nga fotografitë e takimit midis dy delegacioneve gjatë vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë!
Vetëm sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme Qirjako Qirko (që nga emri duket si minoritar grek, por kjo është një çështje tjetër) është me flokë të bardha nga delegacioni shqiptar; të tjerët, duke filluar nga i biri i Sulës dhe bijtë e të tjerëve me rradhë, janë të gjithë kalamaj.
Grekët të gjithë burra në moshë dhe të pjekur.
Pyesim veten ne shqiptarët pse n'a e punojnë gjithmonë të huajt nëpër marrëveshje ndërkombëtare. Normal që do bëjnë ç'të duan dhe do t'i tërheqin nga hunda këta 20 vjeçarët që bredhin korridoreve të Ministrisë së Jashtme dhe që nuk e kanë idenë ç'do me thënë të jesh diplomat!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.