Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.
Ai akuzoi Turqinë dhe presidentin Erdogan se ka dërguar ushtarë në Alepo për të luftuar krah xhihadistëve dhe kundër forcave qeveritare."Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Erdogan"- shtoi Presidenti i Sirisë, duke falenderuar Rusinë, Kinën, Iranin dhe organizatën Hezbollah për mbështetjen.
Në terren vazhdonjnë përplasjet e armatosura me forcat qeveritare që kanë nën kontroll një pjesë të territorit, ndërsa zona të caktuara janë në dorën rebelëve dhe luftëtarëve të ISIS.
Add new comment