Nënshkruhet marrëveshja “Me duar të pastra” mes PD-së dhe LSI-së
Pas dështimit për një marrëveshje për reformën në drejtësi dhe në kushtet eventuale të një presioni mediatik dhe të aktorëve ndërkombëtarë mbi opozitën dhe LSI-në, të dyja palët bien dakord për:
Nënshkrimin e Marrëveshjes “Me Duar të Pastra”.
Hyrje: Kjo marrëveshje është një axhendë pune e brendshme për të dyja partitë dhe nuk ka pasoja për marrëdhëniet e tyre në zgjedhjet e vitit 2017, apo pas tyre. Qëllimi i saj, ndonëse lidhet me të ardhmen politike të tyre, ka të bëjë më shumë me një përgjigje ndaj situatës më të re politike në vend.
Përmbajtja:
- Aktivizim i Prokurorisë në goditjen dhe materializimin e hetimeve për veprën e korrupsionit në nivele të larta. Konkretisht: Thirrja për deponim dhe dëshmi e ministrave që janë pjesë e dosjeve hetimore si CEZ, pajisja e përgjimit, konçesionet në shëndetësi.
- Kalimin në fazë të dytë, zbatuese të qarkores së Prokurorisë për përhapjen e kanabisit në rang vendi, duke nisur hetime kryesisht në bazë të denoncimeve publike si ato të z. Berisha, apo Qytetarit Dixhital.
- Propozimin e ndarjes më vete të Njësisë së Antitrafikut nga Policia e Shtetit duke cilësuar paraprakisht se për sa i përket situatës së trafikimit të drogës, Shqipëria ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme.
- Tematizim dhe debatim publik, përmes mjeteve të caktuara mediatike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si ai për mandatin e Koço Kokëdhimës, ligjit të pronave etj.. Është e domodoshme që të evidentohet një punë e mirë e gjykatës në kontesktin e një drejtësie që funksionon, duke përfshirë këtu gjyqin e presidentit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës për shpifje, apo vendimit për pallatin 17-katësh në Parkun e Liqenit.
- Në kushtet kur ka të dhëna se disa deputetë të PD-së mund të votojnë ndryshe nga vendimet e saj, është e dobishme që LSI-ja të kushtëzojë përherë e më shumë mazhorancën me orientimin e votuesve të vet në zgjedhjet e parakoshme lokale në Dibër dhe sipas rastit.
- Bashkëpunim i ngushtë për reformën zgjedhore.
Fund
(Shaptilografisti)
Comments
info nga brenda
e paskeni dit qe dje punen e cakos me sa shihet...
Add new comment