Rrëfimi i vrasjes së 1 milion njerëzve para kamerave

Postuar në 03 Qershor, 2016 15:17

I shpallur në vitin 2015 nga “The Guardian” në krye të 50 filmave më të mirë të dekadës, Act of Killing është nga filmat më të debatuar politikisht dhe historikisht. Ngjarja më e bujshme e 1 milion vrasjeve në Indonezi, në vitet 1965-1966, festohet edhe sot nga qeveria indoneziane. Vrasësi rrëfehet para kamerave, ndërsa te publiku vazhdon lavazhi i trurit, ku kriminelët kanë kapur shtetin, qeverinë, ministrat, në afera korruptive.

Act of killing, është një film dokumentar për individët që kanë marrë pjesë në vrasjen e bujshme indoneziane në vitet 1965-1966, me regji të Joshua Oppenheimer, dhe bashkëregjisor Christine Cynn dhe një indonezian anonim. Ky është një produksion, me bashkëprodhim danez-britanik- norvegjez, me premierë në Danimarkë, në vitin 2012.

Në vitin 2013 fitoi çmimin Evropian për dokumentarin me të mirë, çmimin Asia Pacific Screen Award, dhe u propozua për çmimin Oskar për filmin më të mirë dokumentar në Academy Awards, edicionin e 86-të.

Ky film është shfaqur dje në mbrëmje edhe për publikun shqiptar, në mjediset e hapura të Muzeut Historik Kombëtar, në edicionin e dytë të festivalit ndërkombëtar DocuTIFF. Act of Killing ka fituar çmim edhe në edicionin e 67-të të Bafta. Duke pranuar këtë çmim, regjisori Oppenheimer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Anglia kanë “përgjegjësi kolektive” për “injorimin” e këtij krimi, që është lënë jashtë vëmendjes edhe pse video e tij është postuar online nga festivali BAFTA.

Pas një shfaqjeje për anëtarët e Kongresit Amerikan, Oppenheimer kërkoi që SHBA të pranojnë rolin e saj për këto vrasje. Ndërsa qeveria indoneziane ka reaguar negativisht mbi filmin. Zëdhënësi i saj presidencial për çështjet e jashtme, Teuku Faizasyah, pati deklaruar sa filmi është mashtrim në lidhje me portretizimin e Indonezisë.

Filmi fokusohet te autorët e vrasësve të indonezianëve në vitet 1965-1966, që ende jetojnë në ditët e sotme; gjoja ndaj komunitetit komunist ku pothuajse një milion njerëz u vranë. Kur Suharto përmbysi Sukarnon, President i Indonezisë, pas grushtit të dështuar të Lëvizjes së 30 shtatorit 1965, gangsterët Anwar Kongo dhe Adi Zulkadry në Medan (në veri të Sumatras) ishin duke shitur bileta teatri në tregun e zi, që trajtonte skuadrën më të fuqishme të vdekjes në veri të Sumatras. Ata gjithashtu merrnin para me forcë nga kineze etnike si çmim për jetët e tyre. Anwar ka thënë se ka vrarë personalisht 1.000 njerëz.

Sot, Anwar është nderuar si krahu i djathtë i një organizate paraushtarake Pemuda Pancasila, që u rrit nga skuadrat e vdekjes. Organizata është aq e fuqishme, saqë udhëheqësit e saj kanë përfshirë ministrat e qeverisë, të cilët janë të përfshirë në mënyrë të hapur në korrupsion, manipulim e zgjedhjeve dhe largimin e njerëzve nga vendi i tyre.

Me ftesë të Oppenheimer, Anwar rrëfen para kamerave përvojën e tij prej vrasësi, dhe krijon skenat e përshkrimit të kësaj kujtese dhe ndjenjat për vrasjet e tyre. Skenat janë prodhuar në stilin e filmave të tyre të preferuar: gangster, perëndimore, dhe muzikal. Aspekte të ndryshme të Anwar dhe ka shfaqur këtë proces duke ua treguar miqve të tij kineastë. Ata kanë filluar të dramatizojnë përvojat e Anwar, dhe skenat fiction kanë formësuar filmin.

Oppenheimer e ka quajtur këtë rezultat si “një dokumentar i imagjinatës”.

Disa nga miqtë e Anwar-it deklarojnë se vrasjet ishin paraqitur gabim, ndërsa të tjerë janë shqetësuar për pasojat e tregimit mbi imazhin e tyre publik.

Pasi Anwar luan një viktimë, ai nuk mund të vazhdojë. Oppenheimer, pas kamerave, theksoi se kjo ishte më keq për viktimat, pasi ata e dinin se do të shkonin për të vrarë, ndërsa Anwar ishte vetëm duke kryer aktin. Anwar më pas shpreh dyshimet për çfarë ka kryer, ose ai nuk ka mëkatuar, me lot në sy thotë se ai nuk dëshiron të mendojë për këtë. Ai shkon në çatinë e tij ku ai ka kryer shumë prej nga vrasjet e tij. Valltarët nga posteri teatral i filmit po shohin se si besimi fillon të rrokulliset. Act of Killing është vlerësuar nga kritika botërore e filmit, duke e konsideruar një film të tmerrshëm dhe të dhimbshëm për t’u parë. Një film që ofron një testament për fuqinë konfrontuese të kinemasë dokumentare.

Po ashtu, nga gazetarët më në zë është parë si një eksplorim i rëndësishëm i psikologjisë komplekse të vrasësve në masë, duke thënë se ky film nuk demonizon, por jep një karikaturë të vrasësit mostër.

Ndërsa vetë regjisori është vënë në fokus të kritikave, duke u akuzuar për keqbesimin që i jepet në trajtimin e kësaj lënde. Në komunitetin e të mbijetuarve, regjisori Oppenheimer është përgjigjur se qëllimi i tij nuk ka qenë “të tradhtojë” besimin, as t’i japë për mburrje, por për të vënë në dukje dhe në pyetje të mëdha, natyrën e mosndëshkimit.

Një profesor i historisë dhe politikës aziatike, australian, Robert Cribb ka deklaruar se filmit i mungon konteksti historik. Në përgjigje të kësaj, regjisori ka thënë se “filmi nuk është në thelb mbi atë çfarë ndodhi në vitin 1965, por për të folur më tepër mbi një regjim që kryen gjenocid, që në mënyrë paradoksale, ende festohet – duke tmerruar të mbijetuar, dhe shërbyer si lavazh truri për publikun e sotëm…” Filmi nuk pretendon sipas regjisorit të japë llogari për ngjarjet e vitit 1965, por kërkon të kuptojë ndikimin e vrasësit dhe terrorit sot, të individëve dhe institucioneve.

Në këtë film janë përfshirë dhe qarqet universitare, historianë e arkivistë, të cilët duke pranuar debatin e fuqishëm që ka shkaktuar ky produksion mes indonezianëve në lidhje me krimet dhe domosdoshmërinë që palët të mbajnë përgjegjësinë, duke sugjeruar madje se mund të ketë një efekt të ngjashëm edhe në SHBA, për vrasjet të cilat kurrë nuk kanë qenë zyrtarisht të njohur, edhe pse në shumë prej këtyre rasteve janë vënë në dispozicion të publikut dokumentacione. Madje, një akademik indonezian e ka analizuar filmin në lidhje me teorinë e banalitetit të së keqes të Hannah Arendt.

Regjisori, i cili ka vënë në qendër Anwar Kongos dhe Herman Koto, thotë se e kanë parë filmin dhe asnjëri nuk është ndjerë i mashtruar. Madje, Oppenheimer thotë se pasi Anwar ka parë filmin, ka nisur të qajë, dhe me lot ndër sy ka thënë: Ky është filmi që prisja, një film i ndershëm, një film i vërtetë. Ndërsa bëhet e ditur se një intervistë të mëvonshme në programin Al Jazeera, Anwar tha se kishte pasur dyshime në lidhje me filmin dhe reagimin negativ ndaj tij në Indonezi. Për këto shqetësime, ai iu shpreh direkt regjisorit, Oppenheimer, i cili në një bisedë të dukshme në Skype, e shfaq edhe këtë episod brenda programit.

Përgatiti: V. Murati

 

Të dhënat

Produksion i vitit 2012

Koha: 122 minuta

Shfaqur në Norvegji, Danimarkë, Angli, Indonezi

Kosto: Me një buxhet prej 1 milion dollarësh

 

"Mapo"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.