Armatosje – Shqipëria po ecën në një situatë të vështirë

Postuar në 26 Prill, 2016 23:15

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përmabjtur sërish deklaratës së bërë ditë ë parë për armatosjen e qytetarëve. Gjatë një interviste me Eni Vasilin, Berisha përsëriti: “Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik. Cilat janë demokracitë më stabël sot? Janë Norvegjia, një nga vendet më të armatosura, por edhe një nda vendet më të qeta, Finlanda, Suedia, Çekia. Në deklaratën time thashë që qytetarët shqiptarë të armatosen, jo demokratë armatosuni, as mazhoritarë armatosuni, sepse sot në mënyrë absolute nuk ka qytetar përveç qeveritarëve që ka sigurinë minimale...Policinë e ka marrë krimi, e ka marrë Saje Qorri, e ka marrë Shullazi. Unë kërkoj nga çdo shqiptar që të mendojë për këto probleme, sesa të rënda janë. Depot i hapën qytetarët. Problemi është se nëse shteti nuk i del zot qytetarit nuk i garanton jetën pronën, atëherë qytetari në çdo vend të botës duhet të mbrojë pragun e shtëpisë. Ne po ecim në një situatë të vështirë”.
Sipas tij ka një tjetër rast që e kofirmon kriminalizimin e policisë dhe një pjese të qeverisë. “Arben Frroku është arrestuar në Holandë, por policia shqiptare nuk po dërgon të dhënat për të kryer verifikimet e nevojshme”, tha Berisha. Këtë të fundit eferuar informacioneve që ai ka marrë.

Comments

Submitted by Lekdushi (not verified) on

Te marrte perendia por pa tjeter do te duhen edhe duart e mija o Sali krimineli.
Keto fjale ne vesh te symadhit lart ne qiell.
min o zot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.