"Të gjithë me armë për vetëmbrojtje". A e ka tërësisht gabim Berisha?

Postuar në 21 Prill, 2016 14:04

Pas deklaratës së Sali Berishës që qytetarët të lejohen të armatosen për vetëmbrojtje ka reaguar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Tha Tahiri: “Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas.

Sipas tij, është e papranueshme se si një njeri në fund të jetës politike bën thirrje për armatosje të popullit. Tahiri ftoi opozitën të distancohet. Pse nuk e kundërshton njeri, ju që çoheni për cdo të dyshuar, denoncojeni, distancohuni, sepse PD nuk bën thirrje që populli të armatoset, çohuni Patozi, e dëgjuat ish kryeministrin tuaj, mund të më shash mua, qeverinë, por bëj një punë, distancohu, nuk e them për provokim, por ky kuvend nuk mund të durojë një ish kryeministër që i ndenji kalaqafë popullit për 20 e ca vjet e bën thirrje të armatoset, më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur, shajini ministrat por mos i ftoni qytetarët të armatosen, se nuk është kjo Shqipëria që meritojnë qytetarët”.

Ministri bën këtu oratorin e një retorike boshe, pasi më parë duhet të përgjigjet:

Si të mbrohen qytetarët e thjeshtë nga deputetë që qëllojnë me armë e sërish mbeten deputetë, nga deputetë që inskenojnë(sipas qëndrimit të vetë këtij ministri) farsa me vrasje të porositura nga kryetari i Kuvendit, e sërish të jenë po aq të pushtetshëm sa më parë? Si do të na mbrojë ky ministër, banesë së babait të të cilit i vunë bombë dhe çështja po shkon drejt mbylljes? Si do mbrohen qytetarët nga një kryetar bashkie që kërcënon një qytetare se “do t'i fusë portofolin në gojë”. Dhe më tej si të ruhen qytetarët nga regjime shantazhuese të OSHE-së që vë gjoba aforfe, apo nga një bashki që urdhëron shkeljen e kufijev të pronës private? Si të ruhesh nga një qeveri e përfshirë në korrupsion “në të gjitha degët e saj” siç na thonë raportet ndërkombëtare, apo nga deputetë që nxjerrin nga burgu të dënuar? Le të japë njëherë përgjigje për këto ministri që ka qejf të shtiret si i shqetësuar. Kjo nuk është kurrë Shqipëria që mund te jetohet.
PS: Një arsye që e bën relative përgjegjësinë e Berishës në këtë deklarim është fakti se ai nuk është i pari që e bën këtë gjë. Politika bën vlerësimet e veta të situatës dhe jo rrallë ka sugjeruar zgjidhje radikale, që parë nga një optikë strikt ligjore përbëjnë shkelje. Ja një shembull(që paraqet deklarime të vërteta, ndonëse është kompozuar për propagandë)

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Kjo Bandé Ramiste nuk shporret pa lüfte. Bravo Berishe se je Shqipetar/Geg i vertete!

Submitted by Sala burg (not verified) on

Nje 1997 na e beri peshqesh Saliu.
Te dyte, nuk ka me.
Per t'u vrare Saliu, eshte zgjidhja me e thjeshte - gje te cilen AI ( Saliu), e deshiron, e enderron qe t'a vrasin, mbasi don te kethehet ne legjende, don te hyje ne histori, te kethehet ne nje MIT.
Por, Sali Berisha, do te dale para drejtesise, te gjykohet, dhe do te shkoje ne burg.
Kur te shkoje, te pyetet se me ke don te rrije ne qeli, me Jaho Saline, apo ne Emiljano Shullazin, mbasi te dy i ka miq.
Zgjedhja e sjokut te qelise, eshte e drejta e tije.

Submitted by tomi (not verified) on

Sipas analizes qe keni bere nuk e ka aspak gabim. Ndersa ti ketu siper do te duhet te presesh shume gjate. Nuk eshte vetem berisha e keqja ketij vendi; problemi eshte e gjithe klasa politike. Keta jane te zhytur te gjithe deri ne gryke...... dhe ajo nuk eshte ajke qumeshti por m......

Submitted by Juris Doctor (not verified) on

Sidoqofte debati mbi mundesine e mbajtjes se armeve te lehta me leje nga qytetaret kerkon nje diskutim me mendje te ftohte dhe larg retorikes, pre e te ciles mendoj se ka rene edhe autori i artikullit.
Nje ligj shume i mire eshte ligji italian, qe mundeson mbajtjen e armeve ne shtepi, si edhe disa lloje lejesh per armembajtje.
Ndersa persa i perket vetembrojtjes, legjislacioni shqiptar eshte i manget dhe mungon nje nen ne KPSh qe te percjelle te njejtin mesazh si nenei 52 i KPI.
Do te ishte shume e drejte te mundesohej per qytetaret (normal pas plotesimit te disa kushteve) mbajtja e armeve, qofte sepse do te krijonte nje frenues per krimin (sot armet i kane "te fortet"), qofte per shkak te hapjes se nje tregu dhe mundesi punesimi (poligone, shkolla qitje, armetare, treg armesh trofe etj), pa harruar ketu edhe traditen dhe pasionin e shqiptareve per armet.
E shoqeruar kjo me rregullimin me ligj te parimit te "vetmbrojtjes" do te ishte nje ndihme per ruajtjen e rendit dhe paqes shoqerore.
Shteti do te dinte kush ka arme, sasine e tyre ne qarkullim dhe do te mund te edukonte (permes procesit te dhenies se lejes) qytetaret per pergjegjesine qe sjell armembajtja. Njekohesisht do te mundesohej lufta ndaj dukurise se armembajtjes pa leje dhe do te mirekuptoheshin masat e "dores se rende" per kufizimin brenda nje caku te pranueshem te armeve jashte sistemit qe do te mund te krijohej.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Bisha duhet te arrestohet ose Rama te dorehiqet po nuk e beri!!! Une kam votuar kete qeveri per te bere shtet e jo per te lene bishat te ulerasin ne kuvend! Pas vizites se Rames ne USA jane rindezur falangat Ruse te sherbimit sekret dhe duan te destabilizojne rajonin! Bisha ne burg!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.