Telashet që mund të kemi me SHBA-në sipas Ramës dhe falenderimet e Obamës për muxhahedinët
Edi Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Barak Obama duke shënuar një moment kulmor në aspektin "publicitar" të karrierës së tij politike. Përtej përfitimeve personale që Rama do të mundohet të vjelë nga kjo vizitë, prania e një kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë është me domethënie për një vend të vogël si Shqipëria. Eshtë naive të besojmë se kryeministri Rama u prit nga presidenti Obama për suksesin e reformave që ka ndërmarrë në Shqipëri dhe për të përçuar mesazhin se njeriu që beson se ka gjithmonë të drejtë ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kursin që ka ndërmarrë. Dhe këtë e vërteton njoftimi për shtyp i zyrës së kryeministrit që i referohet mesazheve të përcjella nga presidenti Obama drejtuar kryeministrit shqiptar.
“Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh Presidenti Obama.
Me pak fjalë Shqipëria është falenderuar për atë që ka bërë si aleat i Amerikës. Dhe ajo që ka bërë është nënshkrimi i marrëveshjes për pranimin e 3 mijë muxhahedinëve. Kjo është arsyeja pse Shtëpia e Bardhë i rezervoi një takim kryeministrit te Shqipërisë.
Por pas takimit dhe disa fotove me presidentin Obama, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria mund të hyjë në telashe me SHBA-në nëse nuk miraton reformën në drejtësi. Mesazhi sipas Ramës ishte i qartë, reforma nuk duhet të kalojë pa miratimin e opozitës. “Ka pasur shumë simulime, si ato simulimet e njerëzve që nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport fallco për të penguar procesin. Sidoqoftë jam besimplotë që reforma do të kalojë. Cilado palë e ka kuptuar që kush pengon reformën hyn në telash me popullin shqiptar dhe me partnerët.”- deklaroi Rama.
“Nuk po vë gishtin mbi një palë, por po them se është e domosdoshme se përjetoj retorikës dhe debatit, ne jemi shqiptar, s’jemi as danez. Nuk jemi keq kështu siç jemi. Vendin i duhet reformat, ashtu dhe njerëzve. Vendi nuk del dot pa reformat. Ka reforma si ajo e drejtësisë që është e mirë që të bëhet së bashku.”-shtoi më tej Rama. Shefi i qeverisë shqiptare bëri të ditur se presidenti Obama u interesua me entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për t'u njohur me fenë.
Comments
Nga realizimi i ketije takimi
Nga realizimi i ketije takimi, ishi Berisha + Zeni, po SKOPJOJNE nga terbimi.
Zoti i ndihte.
Amin.
Ashtu eshte...
....por Obama dhe ca muaj eshte, pastaj mund te vije Trumpi.
Add new comment