Panariti kapet me INSTAT: S'mund të nxjerrin bujqësinë me rënie kur ka rritje!

Postuar në 12 Prill, 2016 13:56

INSTAT nuk di të bëjë përllogaritje që realisht mësohen në shkollën fillore. Këtë koment  bëri ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për raportin e Institutit të Statistikave që e nxjerr këtë sektor me rënie. Duke iu referuar treguesve, ministri Panariti tha se bujqësia ka patur rritje të eksporteve me 25 %, e cila sipas tij  nuk mund të përkthehet në rënie  -0.5 %.  Sipas Panaritit,  INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë me të cilën nxjerr statistikat e saj, pasi bujqësia ka rritje dhe është veprim i thjeshtë matematikor, duke kujtuar se pyjet nuk duhet të futen në përllogaritje të këtij sektori dhe se nga ana tjeter agropërpunimi është ka  lidhje të drejtperdrejtë me buqjesinë dhe jo industrinë. Këto deklarata, ministri Panariti i bëri nga Mirdita, ku ishte për të inspektuar kantinën e prodhimit të verës.

 

 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

C'rendesi ka aman, pervecse per krekosjen personale te ministrit? Nese futen si nengrupe te nje kategori ose tjeter, ne agregat efekti njesoj eshte.

Kuptohet qe po te ishte artikull i Zalos, i fuste nje "po te kishte rene shi" dhe e conte rritjen 15% ne 2015. Se te keput fare ai per llogaritje matematike.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Thjesht per nga arsimimi qe keni, ma thote mendja qe ata te INSTATit dine me shume matematike se gjithe qeveria e marre bashke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.