“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?
“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar. Kompania në fjalë ka deklaruar zyrtarisht se dokumentacioni i rrjedhur është origjinal, duke formalizuar kështu një nga skandalet më të mëdha në histori.
Si nisi?
Bëhet fjalë jo për një Investigim gazetaresk, por për një rrjedhje informacioni me autorësi anonime. Pika e kontaktit që u zgjodh nga personi apo grupi i personave që kryen dorëzimin e dokumentacionit, fshehur pas emrit “John Doe”, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila pranoi marrjen e dokumentacionit që në finale arriti në 2.6 terabyte. Anonimi që bëri transferimin e dokumentacionit nuk kërkoi asgjë në këmbim.
Analizimi i të dhënave
Në faqen e vet, gazeta gjermane sqaron se për të analizuar këtë sasi të dhënash ajo kërkoi ndihmën e “International Consortium of Investigative Journalists”, e përfshirë edhe më parë në projekte të ngjashme. Për këtë qëllim u angazhuan 370 gazetarë nga 100 media të 80 vendeve të ndryshme, të gjithë në analizë dhe verifikim dokumentacioni. Gazetarët i përkasin mediave të tilla si “Guardian”, “BBC”, “Le Monde”, “La Nación”, gazeta gjermane që u bë burimi, gazetarë të rrjeteve “NDR” and “WDR”, nga zvicerania “Sonntagszeitung” dhe austriakja “Falter”. Ekipi u takua fillimisht në Washington, Munich, Lillehammer dhe në Londër për të vendosur rrugën që do të ndiqej. Teknikisht u ndoq kjo rrugë: kompania për çdo firmë që siguronte krijonte një dosje elektronike, brenda së cilës kkishte të dhëna si e-mail, kontrata, transkripte dhe dokumente të skanuara. Për të indeksuar dokumentacionin gazeta gjermane përdori programin “Nuix”.
Si operon kompania “Mossack Fonseca”?
Kompania në fjalë e ka selinë në Panama, çka edhe i dha emrin skandalit. Ajo siguron shitje kompanish anonime offshore, me zyra kudo në botë, të cilat mandej kryejnë mbulimin e pasurisë së klientëve. Mundet që ajo të sigurojë dhe një gjoja drejtor dhe më tej edhe aksionerët. Rezultati është se kompania e paraqitur si e këtillë e ka të fshehur qëllimin dhe strukturën e tyre. Thjesht pra kompani që janë si pika ankorimi për para të tjera. Në thelb përdorimi i offshore pranohet si legal, pasi ai synon vetëm ikjen nga taksa të larta. Në rastin nnë fjalë u pa se fshehja e identitetit të vërtetë të poseduesve të kompanive ishte qëllimi kryesor në shumicën e rasteve. Arsye për këtë është se ata që janë klientë të vërtetë rezultojnë drejtues shtetesh, politikanë, njerëz të krimit.
Disa pikëpyetje që pritet të sqarohen së shpejti
Ka bërë çudi fakti se në 11.5 milionë dokumente nuk fiuguron asnjë amerikan, pa folur pastaj për faktin se ditën e parë të publikimit pika kryesore e goditjes mediatike ishte Vladimir Putin dhe pas tij edhe Assad në Siri(http://espresso.repubblica.it/inchieste/2016/04/04/news/panama-papers-10...). Pikëpyetjet janë shtuar edhe më tej nga fakti se Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë, që u zgjodh nga gazeta gjermane si partner në analizimin e të dhënave, financohet nga miliarderi amerikan George Soros, një njeri që shihet me armiqësi në Rusi. Në internet ka shumë dyshime, që kanë fituar terren se gjithçka është një goditje e orkestruar nga SHBA dhe se nuk bëhet fjalë fare për investigim gazetaresk. Zbardhja e dokumentacionit ka zbuluar një sistem që ushqen disa dukuri problematike: ai mban gjallë pabarazinë në ekonomi, që ka qenë tema kryesore e debatit në SHBA që nga kriza e vitit 2008. Por ai mbulon edhe korrupsionin në shkallë botërore që financon mandej njësi politike dhe pushtete problematikë. Në raportimin e vet, CNN, shkruante me entuziazëm se aksesi që po fitohet në informacion jep shanse për përmbysjen e qeverive që janë diktatura apo të korruptuara.
Nga kjo pikëpamje gjërat kanë nevojë ende për kohë që të sqarohen, pasi duhet parë se deri ku është përfshirë elita e Perëndimit, se çfarë procesesh politike do të prodhohen, në mënyrë që edhe spekullimet si ato më sipër të sqarohen. “Mos lejoni t’u thonë se kjo është diçka më pak sesa një Çështje Shumë e Madhe”, përfundonte raportimin e vet CNN. Mesazh apo konkluzion? Mbetet për t’u parë.
Comments
Po pse duhet me i dale nga
Po pse duhet me i dale nga Kina per te verteten ?
E c'na duhet ne, ka apo nuk ka amerikan ?
Pse nuk e kapim demin nga briret ?
Te gjithe dini mire se kush eshte D E M I. Pse nuk guxoni e thoni qe DEMI, eshte Sali Berisha.
Pse nuk thoni qe te gjithe qeveritaret, majtas apo djathtas, kane para jashte shtetit, me OFSHORE apo QEJFSHORE, apo LAVATRICE, apo ku dreqin i kane cuar, e dine ata, grate e tyre, dashnoret, zevendesdashnoret, etj, etj.
Pse nuk po degjojme ndonje prononcim direkt nga Sali Berisha per kete pune ?
Pse nuk po degjojme prononcim nga kryetari i qeverise, Edi Rama ?
Pse nuk del ILIR Meta ? - i cili mos te fshihet pas deklarates se Petrit Vasilit.
Te gjithe jane te zhytur ne llumin e parave te vjedhura nga ky popull.
Hajduti i pare, Fatis Nano.
Te tjeret, vijne me rradhe.
Per te gjithe ata qe duan te
Per te gjithe ata qe duan te lexojne nje analize te vertete nga media serioze:
http://www.lemonde.fr/evasion-fiscale/article/2016/04/05/ces-intox-qui-v...
Do ta kuptoni fare mire:
1. Pse nuk ka shume amerikane (deri me tani jane numeruar 216):
http://fusion.net/story/287671/americans-panama-papers-trove/
2. Pse nuk mund te kontrollohet nga Sorosi
dhe shume pse te tjera.
Pse-ja qe mbetet akoma per te kuptuar eshte: "Pse "mediat" shqiptare duhet te flasin gjithnje pa minimumin e seriozitetit dhe profesionalitetit?"
Nuk ka se si Te kete amerikan
Nuk ka se si Te kete amerikan ne liste. Amerikanet kontrollohen nga shteti, Jane disa struktura paralele qe kontrollojne veprimtarite financiare te te tere amerikaneve. Nese ben nje zhvendosje, te ligjshme, dmth nje transaksion mbi 10.000 $, FBI fillon investigimin, flas brenda systemit amerikan, mendo nese eshte offshore.
USA gjunjezoi zvicren ne 2010 qe te jepte tere emrat e amerikaneve qe kishin llogari bankare mbi 50.000$.
Gjunjezoi Dhe arrestoi te tere zyrtaret e Fifa-s per transaksione te dyshimta ne dollare.
Kur te kuptoni cfaredo te thote shtet atehere do Te kuptoni se si funsionon USA. Nuk ka bythe njeri te luaje me systemin ne USA. Po u kap me mire te vrase vehten.
Ndoshta ka nje vend per
Ndoshta ka nje vend per sqarim ketu se ndoshta nuk eshte kuptuar: Ceshtja qe nuk ka amerikane ne liste, eshte perfshire ne shkrim, si pjese e dyshimeve dhe debatit qe zhvillohet onlinem dhe eshte marre nga "Espresso", qe i ben jehone dyshimeve te shumta per kete pike. Pra jo si lexim ne dore te pare te dokumenteve.
Po keshtu edhe dyshimi nese pas kesaj qe ndodhi qendron ose jo Soros. Pra jane debate qe kane lindur ne rrjet nga publikimi i dokumenteve. Ndaj edhe mestitulli eshte: Disa pikepyetje qe pritet te sqarohen.
Amerikane ne liste ka, por asnje i njohur apo me peshe, sic eshte rasti per vende te tjera.
panama
Mjafton te besh nje kerkim ne google dhe shikon qe financusit e "International Consortium of Investigative Journalists" qe po merret nxjerrjen e emrave jane Fondacione te George Sorosit. Nuk eshte ceshtja a ka amerikane apo jo se G.S eshte nuk eshte mbrojtesi i amerikaneve , ai mbeshtet nje elite te caktuar sic eshte dhe kandidatja per presidente Hilary Clinton.
Add new comment