letrat panameze
Sa është pasuria e Putin? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”
“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke kmarrë si personazh Putin.
“Kjo nuk është rrjedhje informacioni, por hakerim”
Informacionet e marra nga kompania “Mossack Fonseca”, që prodhuan atë që po quhet si skandali i “Letrave Panameze”, nuk kanë rrjedhur nga brenda, por janë hakeruar. Kështu ka deklaruar një nga themeluesit e firmës, Ramon Fonseca, sipas të cilit, kompania nuk ka shkelur asnjë ligj. “I vetmi krim që po provohet është hakerimi. Ne e përjashtojmë të jetë një punë nga brenda.
Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit
Kryeministri islandez, Sigmundur Gunnlaugsson, i përmendur në “Letrat Panameze” është vënë përballë një vale protestash në vendin e vet. Ai është përpjekur të mohojë se ka bërë shkelje të ligjit, por kjo nuk e ka qetësuar situatën. Pasi opozita kërkoi mocion mosbesimi, kryeministri i kërkoi presidentit të vendit, Olafur Ragnar Grimsson ashpërndarjen e Parlamentit, por ky i fundit ka dekalruar se do të bisedojë me partitë politike.
“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?
“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.
"Letrat Panameze" e vënë në siklet të madh kryeministrin e Islandës
Pasi pyetet për këtë çështje kryeministri Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, të cilit i doli emri në rrjedhjen e fundit të dokumenteve nga një kompani offshore, thjesht mërmërit gjëra pa kuptim. Pas këtij skandali, raportohet se Islanda do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.