Ndahet nga jeta Mirian Hakani
Është ndarë nga jetë peshëngritësi i njohur shqiptar i viteve ’80, Mirian Hakani. Hakani vdiq më moshën 55 vjeçare dhe vuante nga një sëmundje në zemër. Hakani ka vendosur mbi 100 rekorde në peshëngritje. Mediat raportojnë se Hakani ka bërë një ndërhyrje në zemër në sajë të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama. “I dërgova një mesash Kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: “Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër”. Menjëherë u morën masat e duhura dhe, në harkun e pesë-gjashtë ditëve u organizua shtrimi im në spital”, do të shprehej ai në një intervistë të realizuar në dhjetor të vitit 2013, një javë pas ndërhyrjes”, është shprehur ai në një intervistë, raporton “Mapo”. Ai kishte titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”.
Add new comment