peshengritje
"Për vete dhe jo për Greqinë", nga idhull olimpik në patriot i shtirur
Shprehja që e bëri të njohur dhe shoqëroi rrugëtimin e tij si rekordmen i botës dhe kampion Olimpik ishte se çdo peshë e ngritur kishte një motiv "Për Greqinë". Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004 akuzohet piblikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.
Briken Calja shpëton "nderin" e Shqipërisë në Rio
Me një ekip thuajse të shpartalluar që shkoi në Olimpiadë pa asnjë objektiv për medalje, nga peshngritja erdhi një zultat disi inkurajues si për të justifikuar udhëtimin deri në Brazil të të punësuarve nga politika në sport. Briken Calja u rendit i 6 në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që deri në momentet e fundit ishte në dilemë të dilte apo jo në pedan, nisur nga divergjencat me presidentin e Komitetit Olimpik, Viron Bezhani, zyrtar i LSI-së, ashtu si dhe kreu i Federatës Elez Gjoza.
Ndahet nga jeta Mirian Hakani
Është ndarë nga jetë peshëngritësi i njohur shqiptar i viteve ’80, Mirian Hakani. Hakani vdiq më moshën 55 vjeçare dhe vuante nga një sëmundje në zemër. Hakani ka vendosur mbi 100 rekorde në peshëngritje. Mediat raportojnë se Hakani ka bërë një ndërhyrje në zemër në sajë të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama. “I dërgova një mesash Kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: “Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër”.