Spitali Amerikan, pakicë në aksionet e konçesionit të hemodializës!!!
Para disa kohësh u debatua shumë dhënia me konçesion e shërbimit të hemodializës. Fitues u shpall Spitali Amerikan, që ishte pjesë e një konsorciumi me Evita sh.p.k, kjo e fundit mazhorancë në aksione. “BIRN” shkruan sot se pas fitimit të konçesionit është bërë një manovër tjetër: “Qëllimi i kompanisë së re të quajtur Dia Vita sh.p.k është që të japë shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, 85 % e aksioneve të Dia Vita Sh.p.k janë nën pronësinë e kompanisë Evita sh.p.k, ndërkohë që vetëm 15% e aksioneve nën pronësinë e Spitalit Amerikan Sh.a. Eksperienca e Spitalit ishte kyç për shpalljen e bashkimit të operatorëve si ofertë fituese, për shkak të numrit të pacientëve të hemodializës që trajtonte. Mbetet e paqartë pse ndarja e kontratës ka shkuar në favor të kompanisë Evita Sh.p.k”. Në fakt edhe në logjikën ekonomike është e papranueshme që faktori kyç i fitores se konçesionit vetëspostohet në pakicë si aksioner. Vetëm në mos një konçesion tjetër qëndron në horizont.
http://www.reporter.al/spitali-amerikan-del-i-humbur-nga-koncesioni-hemo...
Add new comment