Rrëfimi për NBC i shefit të komandove që hynë në Bataclan. Nata e "ferrit" mes viktimave dhe xhihadistëve

Postuar në 20 Nëntor, 2015 23:58

Shumica e viktimave nga sulmet xhihadiste në Paris u vranë në teatrin Bataclan. Detyrën për të asgjesuar terroristët e mori një skuadër e specializuar e policisë së Parisit që drejtohej nga Xheremi. Ai ka rrëfyer në një intervistë eskluzive për rrjetin amerikan NBC momentin para mësymjes në sallën ku xhihadistët po kryenin një maskakër në emër të Allahut.
"Ishte ferri mbi tokë"- thotë Xheremi. "Nga jashtë nuk dëgjohej asgjë, nuk pipëtinte askush. Të gjithë rrinin pa lëvizur nga frika e terroristëve".
Objektivi i skuadrës së policisë ishte asgjesimi i dy terroristëve që ishin pozicionuar një një kthinë në katin e dytë të teatrit. "Shumë prej të plagosurve na kërkonin që t'i ndihmonim sepse po humbisnin gjak, por ne duhet të gjenim dy terroristët"- thekson Xheremi duke treguar atë çfarë vuri re sapo hyri me skuadrën e policisë në teatrin e Bataclan.
"U përpoqa të flas me dy terroristët dhe ata më thanë se ishin gati të negocionin. U kërkova një numër telefoni për të komunikuar. U bënë rreth 5 telefonata të shkurtra, por më pas kuptuam se terroristët nuk ishin të interesuar për negociata, thjesht kërkonin kohë për të nisur sulmin e fundit".
Skuadrës speciale iu dha drita jeshile për të nisur operacionin. Forcat e drejtuara nga Xheremi iu afruan xhihadistëve me një mburojë të çeliktë përpara. Mbi ta u lëshua një batare plumbash që plagosi njërin prej policëve, megjithatë skuadra vendosi të përparojë në drejtim të dy terroristëve.
Forcat e policisë nuk mund të kundërpërgjigjeshin me zjarr, pasi dy xhihadistët mbanin peng rreth 20 persona. "Ishte shumë e rrezikshme. Ne vendosëm të ecnin përpara pavarësisht pengesave që kishim"-shton Xheremi. Në një moment e panë veten përballë dy terroristëve që ishin si të zënë në grackë. Njëri prej xhihadistëve aktivizoi brezin me dinamit që kishte në trup, ndërsa tjetri u qëllua për vdekje nga grupi special.
Megjithë përvojën e madhe në operacionet luftarake, Xheremi thotë se ajo që përjetoi në Bataclan ishte shumë e tmerrshme për të dhe skuadrën e tij. "Për momentin edhe gjumin e kemi shumë të vështirë"- shprehet kreu i forcave speciale që morën përsipër asgjesimin eterroristëve në Bataclan.

http://www.protothema.gr/world/article/528904/i-kolasi-irthe-sti-gi-i-su...

Comments

Submitted by drini (not verified) on

keta jane heronjte e kohes moderne njerez qe pak njihen nga publliku,per vete misionin e tyre,por duhet te jene modeli per brezat qe vijne pasi ne emer te lirise dhe jetes sakrifikojne jeten e tyre.RESPEKT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.