terroristet
Izraeli kërcënon me luftë Sirinë
Ushtria izraelite ka kërcënuar të nisë një inkursion luftarak në Siri "për të mbrojtur" banorët e një fshati të populluar nga pakica Druze, të cilët në fakt janë mbështetës të qeverisë siriane."Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar kapjen e fshatit”-deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Që nga lufta e 1967, Izraeli ka zënë dy të tretat e lartësive Golan të Sirisë.
Janë 5 autorët e masakrës së Brukselit
Policia belge është në kërkim të dy personave që besohet se kanë qenë pjesë e sulmeve terroriste të 22 Marsit , bashkë me dy vëllezërit El Bakraui dhe Nazhim Lashrauin. Këta tre të fundit mbetën të vdekur në shpërthimet në metro dhe aeroport, ndërsa personi me kapele dhe një tjetër i paidentifikuar janë ende në arrati. Kjo e çon në 5 numrin e autorëve të masakrës së Brukselit.
ISIS merr përsipër masakrën në Bruksel, publikohet foto e tre të dyshuarve
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimet në aeroportin dhe metronë në Bruksel ku u vranë të paktën 34 persona. Agjencia e lajmeve "AMAQ" e konsideruar si e lidhur me Shtetin Islamik tha se: "Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmesh në me eksploziv dhe mjete shpërthyese martë, duke vënë në shenjestër aeroportin e tyre dhe stacionin e metrosë në qendër të kryeqytetit belg, Bruksel». Mediat belge kanë publikuar edhe një foto nga rrjeti i brendshëm i aeroportit, ky duken tre persona që dyshohet se janë atentatorët e masakrës në aeroport. Video pas shpërthimit:
Dëshmi për Shqipërinë terroriste dhe përleshjen e Artan Didit te “Oxhaku”
Sa herë që flitet për terrorizmin vijnë dëshmi që lidhen me periudhën e tranzicionit ku gjetën strehë persona me influence fetare dhe financiare nga vendet e Lindjes. Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, zbulon ndoshta pa dashje edhe mënyrën partizane me të cilën Shqipëria e luftoi terrorizimin, ndonëse nuk ka patur ndonjë kërcënim real që lidhej drejtëpërdrejtë më të. Në një interviostë për gazetën “Shekulli” ai thotë se Shqipëria injoroi konventat ndërkombëtare për ekstradimin e elementëve të dyshuar si terroristë.
Rrëfimi për NBC i shefit të komandove që hynë në Bataclan. Nata e "ferrit" mes viktimave dhe xhihadistëve
Shumica e viktimave nga sulmet xhihadiste në Paris u vranë në teatrin Bataclan. Detyrën për të asgjesuar terroristët e mori një skuadër e specializuar e policisë së Parisit që drejtohej nga Xheremi. Ai ka rrëfyer në një intervistë eskluzive për rrjetin amerikan NBC momentin para mësymjes në sallën ku xhihadistët po kryenin një maskakër në emër të Allahut.
"Ishte ferri mbi tokë"- thotë Xheremi. "Nga jashtë nuk dëgjohej asgjë, nuk pipëtinte askush. Të gjithë rrinin pa lëvizur nga frika e terroristëve".
A po “lënë leshtë” terroristët në Siri pas mbërritjes së rusëve?
Britanikja Daily Mail ka bërë një raportim, në fakt të “mirëkuptueshëm”, lidhur me terroristët e ISIS-it. Grupe luftëtarësh, thotë Daily Mail, po lënë mjekrat në fushëbeteja si pasojë e frikës nga sulmet ruse kundër tyre në Siri. Për këtë janë publikuar edhe fotografi që besohet të jenë realizuar afër Alepit, ku shihen togje “mjekrash”.
Papa Françesku: Europa e plakur dhe e kamur lakmohet nga emigrantët. Infiltrimi terrorist, i pranishëm
Pak ditë para një turneu të pazakontë në SHBA dhe Kubë, Papa Françesku ka dhënë një intervistë radiofonike për një radio portugeze. Temat kanë qenë të shumta, por kryesisht për emigracionin, xhihadistët e ISIS dhe gjendjen e sotme të Europës. Papa ka fajësuar sistemin kapitalist 'të keq dhe të padrejtë' për krizën e emigrantëve që po ndodh në Europë, por edhe ka paralajmëruar kujdes, pasi xhihadistët e ISIS mund të përfitojnë nga kjo dyndje masive për t'u futur në Europë.