Terrorizmi/Propozohet krijimi i një Shërbimi Sekret Europian

Postuar në 20 Nëntor, 2015 14:46

Pas sulmeve të Parisit, Europa ndodhet në udhëkryqin e vendimmarrjes për reagimin që duhet të ndjekë dhe strategjitë që duhet të adoptojë. Ndërkohë që Franca është angazhuar në një fushatë ushtarake, në Bashkimin Europian, ka mbërritur një propozim që mund të vlejë për harmonizimin e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe në rritjen e sigurisë. Komisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos, ka propozuar në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, krijimin e një shërbimi sekret europian. “Pas Qendrës Europiane të Kundërterrorizmit në Europol, krijuar pas sulmeve në redaksinë e Charlie Hebdo, tani është koha e duhur për të marrë një hap tjetër dhe të hedhim themelet për krijimin e një shërbimi inteligjent europian dhe t’u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare që të vënë në jetë Axhendën Europiane për Sigurinë”, tha Avramopoulos.
http://en.protothema.gr/eu-commissioner-avramopoulos-proposes-a-european...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.