Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:18

Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje  optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që  kthen imazhet në tinguj  të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur  “vOICe” (OIC  për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer. “vOICe” i konverton pixelsat e kamerës, që vijnë nga regjistrimi video në tinguj, duke kthyer ndriçimin dhe pozicionin vertikal në volum. 

https://www.newscientist.com/article/mg22830462-500-smart-glasses-transl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.