tinguj
Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj
Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që kthen imazhet në tinguj të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur “vOICe” (OIC për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer.