imazhe
Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj
Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që kthen imazhet në tinguj të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur “vOICe” (OIC për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer.
Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve
NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru. Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë.