Greqia nuk gjen qetësi, shantazh dhe bomba anarkistëve, mesazhe të drejtëpërdrejta për Cipras
Një shpërthim bombe në një lagje të Athinës ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale. Bomba shpërtheu të hënën paradite në një vilë të braktisur në lagjen Marusi, ku strehoheshin prej kohësh elementë anarkistë.
Tri makina që ishin parkuar aty afër u shkatërruan plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe godina fqinje, si dhe u thyen vitrina dyqanesh.
Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur porova materiale.
Në Athinë janë goditur gjatë natës edhe zyra të partisë në pushtet, SYRIZA. Në Glifada, Nea Ionia dhe Kipseli, iu vu zjarri zyrave të organizatave lokale të SYRIZA-s, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Add new comment