Qeveria në vështirësi serioze/Një provë është edhe rihapja e çështjes së Remzi Hoxhës

Postuar në 22 Tetor, 2015 15:31

Ka disa ditë që në media qarkullon sërish çështja e Remxi Hoxhës. Ka intervista dhe deklarata të djalit të tij që kërkon prej kohësh eshtrat e të atit, ka një letër të Izet Haxhisë, botuar fillimisht në gazetën “Dita” dhe së fundmi, sot, u shfaq në media edhe Ziso Kristopulli, një nga viktimat e keqtrajtimit të të SHIK-utë vitit 1994 bashkë me Remzi Hoxhën. Ky është versioni zyrtar i ngjarjeve që është përsëritur pa pushim këto vite. Por pyetja është se përse hapet tani çështja e Remzi Hoxhës? Le të sjellim këtu në kujtesë një fakt që është harruar: në kohën kur mazhoranca e djathtë ishte në pushtet, pra gjatë qeverisjes 2005-2013, këtë temë e solli në vëmendje edhe armiku i saj i asaj kohe, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë fjalës mbrojtëse që mbajti para Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Sollaku shtroi pyetjen se përse nuk hapet çështja e Remzi Hoxhës, duke insinuuar se diçka fshihet pas heshtjes së PD-së për të. “E çuditshme” gjithsesi është se përse Theodhori Sollaku, në cilësinë e Prokurorit nuk inicionte hetimin meqenëse ishte kaq i shqetësuar? Përgjigja e kësaj që po ndodh sot është fare e thjeshtë, elementare: me këtë çështje i bëhet presion Sali Berishës dhe ndonjë njeriu ndaj të cilit ai ka detyrime. Përndryshe, si ka mundësi që një shtet i tërë të mos ketë mundësi dhe fuqi t’i japë fund kësaj pyetjeje dhe stërmundimit të familjarëve? Rihapja e çështjes sot, njësoj si në të kaluarën vjen në një kohë krize për qeverinë, pasi kështu presionit i përgjigjen me presion. Sa doli skandali i CEZ-it mazhoranca, më saktë PS-ja kujtoi 21 janarin, rrugën  Durrës – Kukës etj.. E njëjta lojë që dikur kryeministri Sali Berisha bënte kur me një dosje në dorë dilte nga kryeministria dhe ngrinte përpjetë dokumente dhe të dhëna për deputetë të së majtës që janë milionerë dhe tenderaxhinj të thekur. Asnjë ndryshim, madje edhe në amoralitet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.