Remzi Hoxha
Dy ngjarje, dy reagime të Berishës dhe një mjegull 24 vjeçare
Sa herë që ka një keqkuptim në politikë, apo ka një klimë ku shantazhi është vënë në veprim, në skenë dalin akuza të vjetra të cilat synojnë mjegullimin e gjykimit të opinionit, tërheqjen e vëmendjes dhe mbi të gjitha paralajmërimin e kundërshtarit. Këto javë në media, në “mënyrë të beftë” dolën në sipërfaqe çështja e dhunimit të dikurshëm të Edi Ramës, me fotot përkatëse, çështja e Remzi Hoxhës, por edhe ndonjë çështje aktuale, si kundërpeshë e tyre, e trajtuar në mënyrë evasive me fjali të tipit: kush është biznesmeni që…njeh Metën dhe Berishën?
Qeveria në vështirësi serioze/Një provë është edhe rihapja e çështjes së Remzi Hoxhës
Ka disa ditë që në media qarkullon sërish çështja e Remxi Hoxhës. Ka intervista dhe deklarata të djalit të tij që kërkon prej kohësh eshtrat e të atit, ka një letër të Izet Haxhisë, botuar fillimisht në gazetën “Dita” dhe së fundmi, sot, u shfaq në media edhe Ziso Kristopulli, një nga viktimat e keqtrajtimit të të SHIK-utë vitit 1994 bashkë me Remzi Hoxhën. Ky është versioni zyrtar i ngjarjeve që është përsëritur pa pushim këto vite. Por pyetja është se përse hapet tani çështja e Remzi Hoxhës?
Letra e Haxhisë për djalin e Remzi Hoxhës: Babanë tënd e kanë hedhur në det
Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, ka reaguar sot në gazetën Dita, ku prononcohet sa herë ka diçka për të thënë. Haxhia ka shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën që po ndërmerr një nismë peticioni për zbardhjen e vendndodhjes së trupit të të atit. Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët. Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.