Reforma në drejtësi, më 24 tetor seancë dëgjimore nga Komisioni i Venecias

Postuar në 20 Tetor, 2015 08:00

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë draftin me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve vendës dhe të huaj, që do t’i hapë rrugë reformës në drejtësi. Komisioni bën pjesë të punës së tij reformën në drejtësi, të përmbledhur në një dokument voluminoz, të dorëzuar nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj të angazhuar në Komisionin e Posaçëm. Në kalendarin e punës, komisioni parashikon që në 24 tetor, në orën 9 mëngjesit, drafti i kryereformës në Shqipëri të prezantohet nga kryetari socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, opinionet e Partisë Demokratike për 53 amendamentet e ekspertëve do të merren në shqyrtim në sesionin e dhjetorit. Në axhendën e punimeve plenare të këtij Komisioni, është zyrtarizuar tashmë edhe kërkesa që ka mbërritur nga Tirana për t’u shprehur mbi modifiket e propozuara të Kushtetutës. Sipas njoftimit zyrtar, komisioni do të ekzaminojë draftin me ndryshimet kushtetuese dhe do të shprehet mbi to në seancën e dhjetorit. Në planet e maxhorancës është që këto ndryshime kushtetuese të miratohen nga parlamenti brenda dhjetorit, për t’i hapur më pas rrugë vitin e ardhshëm hartimit të ligjeve përkatëse.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.