Rusi-Greqi, projekt për një gazsjellës të ri

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:51

Greqia vijon të mbajë kontakte me Rusinë lidhur me ndërtimin e gazsjellësve që dalin në Europë. Mnistria e Jashtme greke njofton për një takim mes Giorgos Tsipras, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike dhe ministrit rus për Energjinë, Alexander Novak. Në takim është folur për atë që pala greke e quan: Gazjellësi Jugor Europian dhe siç njoftohet është rënë dakord që të vijohet puna. Bëhet fjalë për një projekt të ri që pason disa të tillë që i janë refuzuar Rusisë dhe duket se Greqia është e gatshme që t’i mirëpresë. Tsipras është takuar edhe me një nga zyrtarët e lartë të Gazprom në përpjekje për të krijuar një grup të përbashkët që fillimisht do të bëjë promovimin e projektit. 

http://www.mfa.gr/en/current-affairs/news-announcements/secretary-genera...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.