Çmimi i energjisë nuk ndryshon për 2016-ën

Postuar në 14 Tetor, 2015 16:19

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për vitin 2016. Kjo pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në aplikimin e bërë në Entin Rregullator të Energjisë për tarifat e reja, nuk ka ërkuar rishikim të çmimit të energjisë. “Burimet në OSHE pohuan se, shpenzimet për vitin që vjen do të vijojnë të përballohen me rritjen e arkëtimeve nga faturimet dhe duke eliminuar humbjet në rrjet. Humbjet në total si 8-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.72 %, nga 39.4 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, 44.3% të regjistruara në 8-mujorin e parë 2013”, raporton “Monitor”.

http://www.monitor.al/oshee-dorezon-aplikimin-ne-ere-nuk-kerkon-rritje-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.