Raporti i KE për Shqipërinë: Ngadalësohet rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës

Postuar në 10 Tetor, 2015 20:52

Në raportin e Komisionit Europian, Shqipëria përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe rritmeve të krijimit të vendeve të punës. Ky konstatim bëhet për ecurinë ekonomike të vendeve kandidate dhe potencial kandidate, trasmeton “Ora News”. Raporti thekson se rritje ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në 2.5% në 3-mujorin e dytë të vitit kundrejt 2.8% në tremujorin e parë. Gjithsesi ajo ka një performancë pozitive e mbështetur nga rritje e investimeve dhe kontributi i eksporteve. Në raport konstatohet gjithashtu se rritja e punësimit u ngadalësua nga 11.1% në 3-mujorin e parë në një rritje prej 4.2% në të dytin. Por ecuria mbetet e fortë e ndihmuar nga krijimi i veneve te punës kryesisht në bujqësi dhe industri. Raporti evidenton edhe mosrealizimin e të ardhurave këtë vit, ndryshe nga një pjesë e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë pësuar rritje. Komisioni Europian evidenton në raportin e tij dhe një thellim të borxhit publik të vendit: “Pas një rritje vjetore prej 10.7%, borxhi publik qëndron në 70.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë, pa shumën që qeveriau detyrohet ende”, theksohet në raport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.