vende
Raporti i KE për Shqipërinë: Ngadalësohet rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës
Në raportin e Komisionit Europian, Shqipëria përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe rritmeve të krijimit të vendeve të punës. Ky konstatim bëhet për ecurinë ekonomike të vendeve kandidate dhe potencial kandidate, trasmeton “Ora News”. Raporti thekson se rritje ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në 2.5% në 3-mujorin e dytë të vitit kundrejt 2.8% në tremujorin e parë. Gjithsesi ajo ka një performancë pozitive e mbështetur nga rritje e investimeve dhe kontributi i eksporteve.