Velo: “Na shpëtoi arti popullor dhe arti bizantin. Pa to do të ishim kthyer në shpellat”
Maks Velo i jep një intervistë “Gazetas Shqiptare” ku jep disa mendime për artin në Shqipëri, trashëgiminë dhe mjedisin kulturor. Velo i përmbahet idesë që si një vend pa trashëgimi në këtë drejtim, Shqipëria do të vuajë shumë, edhe sepse sipas tij shqiptarët i karakterizon teoria e vetëshkatërrimit. “Ne kemi pak trashëgimi pozitive, më e shumta është negative. Trashëgimia jonë është orientale pas 500 vjetësh. Nuk kemi pasur shkolla, muzeume, orkestra, galeri arti, biblioteka, salla koncertesh...asgjë...asgjë...veç hoxhës majë minares, kur Firencën, Romën e kishim aty. Po ta zgjasje dorën i prekje fare lehtë...E vetmja gjë e madhe, gjeniale, ishin atelietë e piktorëve ikonografë bizantinë. Ata na shpëtuan, përndryshe do të ishim kthyer në shpellat. Arti popullor dhe arti bizantin na shpëtuan”, thotë ndër të tjera Velo.
http://www.balkanweb.com/site/maks-velo-ma-kane-nxire-jeten-dhe-vazhdojne/
Add new comment