bizantin
Velo: “Na shpëtoi arti popullor dhe arti bizantin. Pa to do të ishim kthyer në shpellat”
Maks Velo i jep një intervistë “Gazetas Shqiptare” ku jep disa mendime për artin në Shqipëri, trashëgiminë dhe mjedisin kulturor. Velo i përmbahet idesë që si një vend pa trashëgimi në këtë drejtim, Shqipëria do të vuajë shumë, edhe sepse sipas tij shqiptarët i karakterizon teoria e vetëshkatërrimit. “Ne kemi pak trashëgimi pozitive, më e shumta është negative. Trashëgimia jonë është orientale pas 500 vjetësh. Nuk kemi pasur shkolla, muzeume, orkestra, galeri arti, biblioteka, salla koncertesh...asgjë...asgjë...veç hoxhës majë minares, kur Firencën, Romën e kishim aty.