Gati taksimi i rrugëve dhe mirëmbajtja me konçension nga të huajt

Postuar në 13 Gusht, 2015 21:14

Ministria e Transporteve është duke hartuar listën e rrugëve që do të taksohen me qëllim sigurimin e fondeve për mirëmbajtjen e tyre. Studimi është kryer nga BERZH në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptarë për Strategjinë e Taksimit të Rrugëve. E reja është se akset e rëndësishme rrugore në Shqipëri do t’i besohen për mirëmbajtje kompanive të huaja. Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut  tha për Ora News se këtë parashikon projekti i ri i qeverisë shqiptare sipas një studimi të kryer me Bankën Botërore, në të cilin janë evidentuar 90 pika të zeza.

“Përsa i përket njollave të zeza që ndodhen në akset kryesore me mbështetje nga Banka Botërore dhe të mirëmbahen nga kompani të huaja dhe besoj se kjo do jetë zgjidhje definitive, pasi kompanitë e huaja kanë fuqinë edhe ekonomike edhe me bazë material, kanë edhe eksperiencën e duhur”-ka theksuar Nikolin Dedvukaj. http://www.oranews.tv/videogaleri/shkoder-akset-problematike-autoriteti-rrugor-do-mirembahen-nga-kompani-te-huaja/.

Planin për taksimin e rrugëve e ka bërë publik vetë ministri i Transporteve Haxhinasto në Mars të këtij viti në Komisionin e Ekonomisë teksa ka kërkuar konsensusin e komisionit për Strategjinë e re të Taksimit të rrugëve. “Strategjia do t’i japë përgjigje, mes të tjerave, disa pyetjeve kryesore në menaxhimin e ardhshëm të rrugëve: përcaktimin e segmenteve në të cilët do të vendosen tarifa, si dhe shrytëzimin e qëndrueshëm të rrugëve, duke vendosur një balancë midis kostove të mirëmbajtjes dhe përfitimeve ekonomike prej tyre”- u shpreh asokohe Haxhinasto.

Po ashtu ministri Transporteve ka bërë publike edhe skemën si do të funksionojë. “Të ardhurat që do të realizohen janë për mirëmbajtjen e rrugëve. Jemi përpara faktit që mirëmbajtja e rrjetit tonë rrugor ka nevoja të mëdha. Është shumë i rëndësishëm këndvështrimi ynë i ri për rrugën, ajo nuk është thjesht infrastrukturë fizike, por rruga është shërbim për qytetarët dhe që ne ta realizojmë me cilësi maskimale këtë, duhet te forcojmë mirëmbajtjen e saj dhe të ofrojmë sigurinë rrugore për qytetarin”-ka theksuar Haxhinasto. http://www.transporti.gov.al/al/newsroom/lajme/ministri-haxhinasto-prezanton-ne-komision-marreveshjen-strategjia-shqiptare-e-taksimit-rrugor

l.m

Comments

Submitted by Fenomen (not verified) on

Nese kerkon te japesh me koncesion dicka qe eshte ndertuar dhe paguar me taksat tona, eshte nje gabim shume i madh. Nese vertet mendoni ti jepni rruget me koncesion, atehere ti rindertojne rruget, ti bejne me standarte dhe mund t'i vjelin taksat. Por kurresesi mund te japesh me koncesion dicka qe eshte ndertuar me vjeljen e taksave te popullit. Ky eshte absurditet dhe nje loje e felliqur me kete popull dele, qe dalin vetem kur i therret partia. TURP!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.