analiza ekonomike
Analiza ekonomike e projekteve
Analiza e kosto-përfitimeve (CBA), si pjesë e analizës ekonomike të projekteve, po merr rëndësi gjithmonë e më tepër në sektorin publik. Qëllimi i kësaj analize është të ofrojë një procedurë të vazhdueshme për vlerësimin e vendimeve në terma të pasojave që këto vendime do të kenë mbi publikun e gjerë. Analiza e kosto-përfitimeve (CBA) vlerëson dhe mbledh shumën ekuivalente të parave të përfitimeve dhe kostove të komunitetit të projekteve për të vlerësuar nëse ato ia “vlejnë”.