anjeza shabani
Arrest me burg për Anjeza Shabanin
Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.
Dhunë në një kopësht privat mbi një fëmijë 3 vjeçar
Emisioni “Stop” në “Tv Klan” ka sjellë dje pamje shokuese nga një kopësht privat në Tiranë ku admiistratorja e tij, Anjeza Shabani, qëllon një fëmijë 3 vjeçar. Fëmija i hutuar dhe i trembur vetëm qan, ndërsa Anjeza nuk ndalet dhe siç shihet e lëshon mirë dorën, ndonëse me dorën tjetër u merr paratë prindërve. Është një nga ato raste që nuk ka sesi të kthesh faqen tjetër, sikundër sugjeron heshtja dhe paaftësia e shtetit që duhet medoemos të nisë një kontroll të përgjithshëm mbi situatën në mjedise të tilla.