Thesprotia
Çështja çame sipas optikës greke, propagandë dhe nacionalizëm
Për çështjen e shumëdebatuar të Çamërisë, Huffingtonpost ka folur me profesorin e Universitetit të Janinës, Athanasios Gotovos, i cili është dhe autor i librit me titull “Çamëria, identitete në Thesprotinë e pushtuar dhe roli i pakicës myslimane”. Siç shpjegon Gotovos bëhet fjalë për një çështje shumëplanëshe dhe të shtrirë në disa faza historike. Për të kuptuar këtë çështje të vështirë thotë ai kërkohen njohuri, jo vetëm në rrafshin historik, por edhe në disiplina të tjera të ngjashme të shkencave sociale.
Në mediat greke: Çetat e çamëve me uniformë gjermane. Sa u dënuan me vdekje nga Gjykata Speciale e Janinës (Foto)
Në vazhdën e debatit që ka lindur mbi çështjen "Çame", mediat greke po i mëshojnë fakteve se një pjesë e përfaqësuesve të popullsisë së krahinës së Thesprotisë, ka bashkëpunuar me nazistët dhe kjo sipas tyre është arsyeja që ata u dëbuan nga Greqia. Gazeta "Proto Thema" ka publikuar një foto të një çete të çamëve që vepronte në Janinë, siç shkruan ajo, nën komandën gjermane. Sipas dëshmisë, më 29 Shtator të vitit 1943, çetat e çamëve detyruan 49 grekë të Paramithisë të hapin vetë varret e tyre dhe më pas u ekzekutuan.