Në mediat greke: Çetat e çamëve me uniformë gjermane. Sa u dënuan me vdekje nga Gjykata Speciale e Janinës (Foto)
Në vazhdën e debatit që ka lindur mbi çështjen "Çame", mediat greke po i mëshojnë fakteve se një pjesë e përfaqësuesve të popullsisë së krahinës së Thesprotisë, ka bashkëpunuar me nazistët dhe kjo sipas tyre është arsyeja që ata u dëbuan nga Greqia. Gazeta "Proto Thema" ka publikuar një foto të një çete të çamëve që vepronte në Janinë, siç shkruan ajo, nën komandën gjermane. Sipas dëshmisë, më 29 Shtator të vitit 1943, çetat e çamëve detyruan 49 grekë të Paramithisë të hapin vetë varret e tyre dhe më pas u ekzekutuan. Sipas të dhënave të kohës, çamët kolaboracionistë janë përgjegjës për 632 vrasje, 428 zhdukje, përdhunimin e 209 vajzave dhe grave, 31 rrëmbime dhe shkatërrimin e 51 fshtarave.
Katalitike në dëbimin e tyre në Shqipëri ishte ndërhyrja e organizatës "EDES" të udhëhequr nga Napoleon Zerva. Gjykata Speciale e Janinës me vendim 344/23/5/1945 dënoi me vendim të formës së prerë 1930 çamë, shumicën e të cilëve me vdekje. Në zonën e Thesprotisë në vitin 1949 u numëruan rreth 232 çamë, që sipas të dhënave nuk u implikuan në krime lufte. Në këtë periudhë mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së çamëve duke e parë nga optika e tyre peshën historike dhe politike të kësaj çështjeje, për të cilën ka versione të ndryshme.
http://www.protothema.gr/stories/article/587877/i-tsamouria-kai-oi-provl...
Comments
Po ju mor popull pederastesh
Po ju mor popull pederastesh ju vune ne krye nje mbret kalama gjerman dhe e pranuat si popull.
Fotografite e gabuara.
1 - Ne fotografine e pare jane ushtare musliman boshnjake te divizionit gjerman SS malor "HANXHARI" te organizuem nga kryemiyftiu palestoines Haxhi Amin al Hyssejn, bashkepuntor i Hitlerit me zyre ne ministrin e brendshme ne Berlin. Mbas luftes dyte botrore kryeimami u ba kryetar i konferences islamike ku sot ashtb antare Shqiperia.
Shif ketu http://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/
2 - Fotografija e dyte asht ne Kosove, ku jane kosovart qe ishin mobilizue ne divizionin SS gjerman "SKENDERBEG" nga po kryetmyftiu palestinez Haxhi Amin al Hyssein.
Add new comment