europiani

Nga Europiani, te kërcënimi i origjinës së largët

Postuar në 16 Nëntor, 2016 13:04

Kam përjetuar të shtunën e kaluar në “Elbasan Arena” ndeshjen më të çuditshme në historinë time 25-vjeçare si gazetar. Në të gjitha pikëpamjet. Për fatin tim të keq, dhe tonin, qëlloi ndeshja e Kombëtares sonë. Jam i sigurt që nuk do të shikoj më ndeshje të tillë. Derisa të rikthehet përsëri Izraeli në Shqipëri. Ose Serbia. Shqipëria u mund. Keq. Tifozët e Kombëtares u mundën. Keq fare. Siguria dhe policia fituan. Bindshëm. Po e filloj nga fundi.

Për një Shqipëri pa kosovarë

Postuar në 17 Gusht, 2016 10:11

Natyrisht nuk e kam fjalën për mijërat e turistëve kosovarë, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Nuk e kam fjalën as për kosovarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në shtetin tonë. Sepse janë në shtetin e tyre. Jo, jo do të flas vetëm për sportin. Bëhet fjalë për Kombëtaren tonë të futbollit. Dhe sot, në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, jemi përballë një realiteti krejt të ri. Jemi përballë një fakti të kryer. Kemi dy shtete, dy flamuj, dy himne dhe për rrjedhojë kemi dy Kombëtare.

Me kokën lart!

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:12

Shqipëria mbylli sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, me një debutim historik duke marrë një fitore përballë Rumanisë dhe dy humbje të pamerituara me Zvicrën dhe Francën. Ndeshjet e treta në grupe nuk e favorizuan kombëtaren si një nga 4 ekipet e treta më të mira, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Europian, ku nëse do të kalonim grupin me shumë gjasë do të na priste Gjermania.

Shqipëria fiton ndaj Rumanisë. Goli i parë historik në Europian, nga Armando Sadiku

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:07

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka marrë fitoren e parë në kampionatin europian të futbollit kundrejt Rumanisë. Një fitore historike me rezultatin 1:0 e cila i jep kombëtares sonë 3 pikë dhe e rendit në vendin e tretë në një grup ku kryeson Franca, pasuar nga Zvicra. Goli u shënua në minutën ’43 ngha Armando Sadiku, pas një krosi në zonë. Sadiku finalizoi me kokë duke kontrilluar një pasim të vështirë. Një gol që hyn në historinë e futbollit shqiptar.

Kapiten Cana mund të bëjë një sakrificë sot!

Postuar në 19 Qershor, 2016 05:30

Në botë mund të ketë qindra miliona, në mos miliarda, “trajnerë të së hënës” – bëhet fjalë per ata tifozë që, pasi është zhvilluar një ndeshje futbolli të dielën, diskutojnë të hënën se çfarë duhej të kishte bërë ndryshe trajneri i ekipit të tyre të zemrës. Kuptohet që ka jo pak edhe “trajnerë të së shtunës” – tifozë që diskutojnë se ç’duhet të bëjë trajneri në ndeshjen e nesërme – por këta janë më të pakët.

Francë – Shqipëri 2: 0

Postuar në 15 Qershor, 2016 23:06

Shqipëria ka humbur sot ndeshjen me Francën që zhvillohet në kuadër të kampionatit Europian të futbollit. Ka qenë një humbje “tipike shqiptare” nëse mund ta quajmë kështu. Një pjesë e parë e balancuar në kontroll topi dhe në ndërtim aksionesh që nga mesfusha. Asnjë gol në pjesën nga të dyja ekipet.

Subscribe to RSS - europiani