Francë – Shqipëri 2: 0

Postuar në 15 Qershor, 2016 23:06

Shqipëria ka humbur sot ndeshjen me Francën që zhvillohet në kuadër të kampionatit Europian të futbollit. Ka qenë një humbje “tipike shqiptare” nëse mund ta quajmë kështu. Një pjesë e parë e balancuar në kontroll topi dhe në ndërtim aksionesh që nga mesfusha. Asnjë gol në pjesën nga të dyja ekipet.

Pjesa e dytë ka folur e gjitha në favor të francezëve, për nga volumi i lojës, epërsia psikologjike dhe sidomos fizike. Ekipi ynë nuk arriti të ndërtonte një aksion të denjë për t’u quajtur i tillë, duke gabuar me kthimin e topave nga zona. Mesfusha nën kontrollin e francezëve krijoi presion konstant, ndonëse gjelat nuk dëshmuan aftësi dhe fantazi të madhe. Goli i parë ishte shkatërrues, në minutën ’90 nga Griezman, pas një aksioni që dukej se nuk do mbaronte. Një aksion që vuri në dukje lodhjen fizike. Goli i dytë ishte i qartë dhe i pastër; gol i një kundërsulmi të realizuar perfekt. Mavraj humbi topin në zonën e rreptësisë së Francës dhe me tre pasime, Payet ka firmosur fundin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.