retushimi
Fotografia, propaganda dhe retushimi
Fotografia është një instrument i fuqishëm propagande, pasi ajo zëvendëson rolin e ikonës në memorien e përgjithshme. Në shekullin e 20-të ka shumë ngjarje, imazhe, portrete përfaqësuese dhe përfshirëse që janë kthyer në pikë kondensimi mes realitetit historik dhe pereceptimit emocional. Fotografitë e Çurçillit me puro, apo të Che Guevaras, imazhi i ushtarëve amerikanë në Ivo Jima, flamuri sovjetik në Berlin, këto dhe të tjera janë disa shembuj. Por jo përherë ajo që jepet është e vërteta.