Fotografia, propaganda dhe retushimi

Postuar në 03 Qershor, 2016 00:08

Fotografia është një instrument i fuqishëm propagande, pasi ajo zëvendëson rolin e ikonës në memorien e përgjithshme. Në shekullin e 20-të ka shumë ngjarje, imazhe, portrete përfaqësuese dhe përfshirëse që janë kthyer në pikë kondensimi mes realitetit historik dhe pereceptimit emocional. Fotografitë e Çurçillit me puro, apo të Che Guevaras, imazhi i ushtarëve amerikanë në Ivo Jima, flamuri sovjetik në Berlin, këto dhe të tjera janë disa shembuj. Por jo përherë ajo që jepet është e vërteta. Retushimi fotografik për qëllime propagande apo edhe censure është aplikuar gjerësisht kudo dhe vazhdon akoma. Më poshtë disa shembuj të famshëm, që flasin sesi fotografia si instrument që i jep ngjarjes tirazh shfaqjeje të madh e modifikoi politikën dhe sjelljen e saj. Më herët ka patur libra të ndaluar, por jo dhe aq libra të gjymtuar, sikurse ndodh me fotografinë. 

http://www.focus.it/tecnologia/storia/foto-tarocchi-storici-smascherati?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.