fotografia

Asgjë në këtë jetë nuk është e mirëqenë...

Postuar në 25 Korrik, 2023 14:23

 

Fotoja e Masakrës së Vergarolës ka një emër pas 75 vjetësh

Postuar në 18 Gusht, 2021 23:46

18 gusht 1946. Një shpërthim i fortë në Pola shenjoi deri diku një marrëdhënie mes Italisë dhe Jugosllavisë së Titos dhe njoftoi atë që do të ishte Lufta e Ftohtë. Heshtje mbi një masakër që provokoi mbi 100 të vdekur, nga të cilët vetëm 64 u identifikuan. Një e treta e vitkimave ishin fëmijë. Në histori kjo ngjarje njihet si Masakra e Vergarolës, simbolizuar nga fotoja në fjalë, të cilës sot, përmes një dëshmie, i gjendet për herë të parë subjekti.

Foto/Përkujtesa vizuale se jetojmë(britanikët) në demokraci

Postuar në 10 Maj, 2020 23:53

Fotoja në fjalë qarkullon në rrjetet sociale dhe aty paraqitet kryeministri britanik, Boris Johnson përballë një qytetari. Kapja e këtij momenti prezanton dy qytetarë në komunikim dhe ku protokolli i vetëm duket të jetë vetëm distancimi fizik. 

Fotografohet Osama Libiani, organizatori i torturave në kampet e refugjatëve

Postuar në 21 Shtator, 2019 13:31

Osama libiani. Kështu thirret personi në foto që mendohet se është një ndër personat e përfolur për torturat në kampin e burgosjes në Zavajash. Në Libi kampet e refugjatëve që duan të kalojnë drejt Europës janë bërë shpesh objekt hetimesh dhe akuzash për krime dhe trajtim çnjerëzor ndaj personave  që hyjnë në to.

Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës

Postuar në 26 Korrik, 2019 09:17

Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës. Një baba që mban duart në kokë teksa sheh dy fëmijët që rrezikojnë të vdesin pas bastisjes ajrore nga forcat qeveritare

Vajza e tij 5 vjeçare, e zënë poshtë nga rrënojat, mban motrën e saj 7-muajshe të mos bjerë. Nëna e tyre qëndron e vdekur nën rrënoja. BBC thotë se fëmijët u transferuan në spital, por 5-vjeçarja la frymën e fundit, ndërsa foshnja është hospitalizuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Fotografia u shkrep të mërkurën në qytetin Arhi, pranë Idlibit dhe u publikua nga SY24.

Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës

Postuar në 24 Mars, 2019 20:10

Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.

Selfie në Paris!

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 21:21

Një foto e gazetares ruse Ilya Varlamov tregon një anë moderne të realitetit të sotshëm. Që mund të quhet post qytetar. Një grua që ndodhet brenda një Burger King në Paris, është fotografuar duke bërë selfie e qeshur vesh më vesh, ndërkohë që qyteti zien nga protestat me qindra të plagosur. Fotoja është postuar edhe në Reddit ku kanë vërshuar komentet.

Punët fine të Jacques Biederer

Postuar në 16 Korrik, 2017 19:35

Vitet ’20-’30. Fotografitë janë të çekut Jacques Biederer që dëshmon sy të vërtetë artisti në realizimin dhe rrokjen e duhur të sensualitetit. Femrat performojnë në studio që marrin kuptimin e një mjedisi para-pornografik, por pa shkelur kufirin ku çelet “sekreti” që qëndron poshtë fustanit. Ndoshta kjo u jep fotove një frymëmarrje etorike dhe sensuale: femra sapo është dorëzuar, por asgjë nuk ka filluar ende. Ndihmuar kjo edhe nga fiziku i femrës së atëhershme: gjoks i vogël, gjerësi në vithe dhe këmbë të kolme.

René Maltête, humori si art në fotografi

Postuar në 30 Mars, 2017 09:53

René Maltête, fotograf francez, dinte të ruante humorin dhe ta provokonte atë përmes fotove të tij. Duke kapur momente në rrugë, ai sjell disa pranëvënie të të "kundërtave", veprime spontane që të "ngrira" në foto japin idenë e paradokseve befasuese. Nëse sheh fotot kupton që kjo kërkon talent. 

Majko bën autokritikë për “gabimin politik” të djalit

Postuar në 23 Shkurt, 2017 20:42

Dy gishta lart në një foto detyrojnë babain të bëjë autokrotikë. Ka ndodhur me Pandeli Majkon, djali i të cilit ka dalë në një fotografi me dy gishtat lart, e cila mandej është interpretuar si përkrahje e protestës së opozitës. Majko ka rendur – nuk dihet mirë për cilat arsye – të njohë para socialistëve përgjegjësinë e këtij gabimi politik që rëndon në biografi.

Pages

Subscribe to RSS - fotografia