diplomacia ekonomike
Një ekonomi me shumë probleme
Ka shumë zurmë dhe kakofoni për rritjen ekonomike të vendit tonë, objektivitetin e synimeve të vendosura dhe sidomos për realitetin e mundësive që ofrohet në Shqipëri. Si një vend që aspiron hyrjen në BE, Shqipëria ka për detyrim edhe rritjen e ekonomisë që vjen në vështrim me standardin e BE-së ndaj të cilit jemi shumë larg.
Qeveria mendon se me ritmet e përcaktuara do të ketë afrim, por realiteti në vend, ai i burimeve njerëzore dhe sidomos i strukturimit të ekonomisë nuk lë shumë vend për optimizëm.
Milo: S'mund të ketë diplomaci ekonomike me lëmoshat që jep qeveria
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në një intervistë për gazetën “Shekulli”, komenton deklaratat e kryeministrin në takimin me ambasadorët dhe retorikën diskretituese që ai përdori ndaj trupit diplomatik. Ai thotë se diplomacia shqiptare ka vuajtur nga ineficenca e ushtrimit të diplomacisë ekonomike dhe ky nuk është një zbulim i tanishëm. Sipas Milos, përgjegjësitë janë të shtetit shqiptar që nuk i ka krijuar mundësitë infrastrukturore dhe financiare shërbimit të jashtëm shqiptar të merret posaçërisht dhe me seriozitet me diplomacinë ekonomike.
Një tender më shumë...
Sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njoftoi në konferencën “Investo në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, se “do të ngrihet edhe një sistem informatik, i cili do të krijojë ndërlidhje në kohë reale mes selive tona diplomatike dhe institucioneve qendrore me qëllim dhënien e informacionit sa më të plotë për investitorët e huaj”. Nga ana e vet ministria e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kërkoi që “diplomatët të kenë më shumë njohuri për marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme”(