Milo: S'mund të ketë diplomaci ekonomike me lëmoshat që jep qeveria

Postuar në 26 Gusht, 2017 09:31

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në një intervistë për gazetën “Shekulli”, komenton deklaratat e kryeministrin në takimin me ambasadorët dhe retorikën diskretituese që ai përdori ndaj trupit diplomatik. Ai thotë se diplomacia shqiptare ka vuajtur nga ineficenca e ushtrimit të diplomacisë ekonomike dhe  ky nuk është një zbulim i tanishëm. Sipas Milos, përgjegjësitë janë të shtetit shqiptar që nuk i ka krijuar mundësitë infrastrukturore dhe financiare shërbimit të jashtëm shqiptar të merret posaçërisht dhe me seriozitet me diplomacinë ekonomike.

“Të mos e kërkojmë përgjegjësinë kryesore tek diplomatët. Diplomatët mund t’i kemi shumë të mirë, por diplomatët që nuk kanë mundësi financiare të japin një drekë apo darkë për sipërmarrësit e huaj, që nuk kanë mundësi të organizojnë takime se u mungojnë fonde financiare nga Tirana për të bërë takime apo udhëtime, të gjitha këto janë faktorë objektiv që rëndojnë tek qeveritë në Shqipëri”-thekson Milo.

Sipas tij, është qeveria që duhet të krijojë klimën e përshtatshme brenda vendit për të thithur investime të huaja, përmes zbatimit të ligjeve që nuk duhet të jenë vetëm dekor propagandistik.Milo i quan të pavend dhe antiligjore kërcënimet e kryeministrit për shkarkim të ambasadorëve. “Besoj se është një deklaratë nxitëse, emocionale dhe që në logjikën e vetë është në kundërshtim me ligjin. Nuk mundet që një diplomat i çfarëdo rangu që të jetë, në cilësinë e tij si nëpunës i shtetit dhe i shërbimit civil të mund të degradohet me urdhra ekzekutiv”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.