serwer
Analisti Serwer: Kërcënime boshe nga SHBA, rezoluta për Jeruzalemin do kalonte
Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, “Johns Hopkins” tha për Zërin e Amerikës, se vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve për Jeruzalemin kryeqytet nuk do të ndëshkojë as OKB-në dhe as Shqipërinë. Megjithëse administrata amerikane kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikan, Serwer e komenton këtë si kërcënim të zbrazët.
"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë.
“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.
Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.
Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit
Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.
"Nuk ka ndarje të Bosnje-Hercegovinës. Pavarësinë e Republikës Srpska nuk do ta njohë askush”
Republika Srpska nuk ka për t’u bërë dot asnjëherë shtet i pavarur. Me këto terma kategorikë është shprehur analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, i cili ka folur për gazetën “Vecernje Novosti”. Sipas tij, entiteti në fjalë, pjesë e federatës boshnjake, nuk duhet të shkojë drejt referendumit për shkëputje, pasi asnjë nuk do ta njohë atë. “Republika Srpska nuk ka për të marrë mbështetje nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe kjo do të çojë në konflikt si ai i vitit 1990.