paktea financiare
Gjermania do të shpenzojë 93.6 miliardë euro për emigrantët në pesë vitet e ardhshme
Gjermania do të shpenzojë për emigrantët 93.6 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Lajmi ëhstë raportuar fillimisht nga revista “Der Spiegel” dhe është referuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve, “Deutsche Welle”. “Rreth 25.7 miliardë euro pritet të shkojnë për shpenzime sociale, pagesa sidomos për të papunët dhe për ndihma financiare për strehimin. Rreth 5.7 miliardë euro janë llogaritur për kurset e gjuhës dhe 4.6 miliardë parashikohen për të ndihmuar për integrimin e refugjatëve në tregun e punës.