refuzim

VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA (Video)

Postuar në 16 Maj, 2019 20:26

Zëri i Amerikës tha sot se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i është refuzuar viza nga ambasada amerikane dhe se ai është një nga 170 zyrtarët që janë në listën e “zezë” të Departamentit të Shtetit. Zëri i amerikës nuk dha detaje por theksoi se refuzimi i vizave vjen si masë ndëshkimore ndaj zyrtarëve të korruptuar.

E ftuar në studio Monika Kryemadhi mohoi të kishte dijeni, por nuk përjashtoi që kjo masë ndaj Vasilit të ishte marrë.

Europa i thotë "Jo" Netanjahut

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 21:17

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nisi turin në Evropë për t'u kërkuar aleatëve të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, siç bënë SHBA, por u përball me një mohim të vendosur nga ministrat e jashtëm europianë, të cilët besojnë se ky veprim minon procesin e paqes. 

Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e BE-së në Bruksel, Netanjahu tha se shpallja e Presidentit Donald Trump i shërbeu paqes në Lindjen e Mesme "duke theksuar se realiteti aktual është themeli i paqes".

Intervista e parë si President, Trump refuzon pagën dhe lajmëron dëbimin e 3 milionë emigrantëve nga SHBA (Video)

Postuar në 14 Nëntor, 2016 09:25

Intervista me Donald Trump në show-n «60 Minutes» të CBS edhe pse u dominua nga deklaratat e tij se do të përzërë 3 milionë emigrantë dhe do të ndërtojë murin me Meksikën që e kishte premtuar para zgjedhjeve – një pjesë e të cilit  do të jetë e gardh -  nuk ishin të vetmet lajme në daljen e tij të parë në media si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Greqia refuzon kërkesën për azil të tre ushtarakëve turq, Erdogan e Tsipras në një linjë për grushtin e shtetit

Postuar në 22 Shtator, 2016 11:02

Tre prej ushtarakëve turq që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti, në muajin korrik, kanë marrë përgjigje negative në kërkesën e tyre për të marrë azil. Por autoritetet greke deklarojnë se refuzimi nuk do të thotë se ata do të deportohen në Turqi. Ata kanë të drejtë të apelojnë ndaj vendimit të autoriteteve, një procedurë që në Greqi zgjat me muaj.

Lu drejton gishtin nga Basha: Gjithmonë ka gjetur diçka për të refuzuar

Postuar në 27 Qershor, 2016 18:38

Ambasadori amerikan ka gjetur edhe njëherë mënyrën për të sqaruar pozicionin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e reformës në drejtësi. Në një letër të hapur  të titulluar “Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”, ambasadori Donald Lu thekson se Shtetet e Bashkuara  gjatë kësaj periudhe kanë ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias, por sërish palët nuk kanë gjetur kompromisin, pasi kreu i opozitës gjithmonë ka refuzuar.

Subscribe to RSS - refuzim