brenan
Shefi i CIA-s kundër publikimit të 28 faqeve të Raportit për 11 shtatorin
28 faqe nga raporti i klasifikuar i Komisionit për ngjarjet e 11 shtatorit, po i sjell SHBA-së rrezikun e krijimit të një armiku të ri në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka bërë të ditur edhe më herët se çdo publikim, nga i cili pritet të zbardhet roli i saj në goditjen e Kullave Binjake. Por disa kongresmenë dhe ish-kongresmenë kanë kërkuar që raporti t’i jepet publikut amerikan, që e konsideron ngjarjen si një ndër më të rëndat në historinë e vet.
Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria
Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë.