valet radio
Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio
Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.
Zbulohen vrima të zeza supermasive të vendosura në një vijë
Një ekip kërkuesish në universitetin e Cape Town dhe në universitetin e ëestern Cape në Afrikën e Jugut kanë identifikuar një reshtim të supervrimave të zeza në një rajon të largët nga Toka, prej nga të cilat emetohen valë radio në një drejtim.