emailet

Microsoft: Kina spiunon diplomatët amerikanë

Postuar në 21 Korrik, 2023 14:34

Email i ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns, dhe zyrtarëve të tjerë të ambasadës janë hakeruar. Microsoft bën fajtor Pekinin, ndërsa pre e këtij hakerimi kanë rënë edhe zv.sekretari i Shtetit për Euroazinë, Daniel Kritenbrink dhe sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

Sipas Wall Street Journal, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta sa emaile kanë rënë pre e sulmit, autorët kanë marrë akses në mijëra dokumente të paklasifikuara.

Komedia elektorale në ShBA – Hapet hetim për FBI-në dhe drejtorin Comey

Postuar në 12 Janar, 2017 21:11

Departamenti i Drejtësisë në ShBA deklaroi sot përmes Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, se do të nisë një hetim për veprimet e FBI-së dhe drejtorit të saj James Comey gjatë zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i Comey për të rihapur hetimet për çështjen e e-maileve 11 ditë para zgjedhjeve ndërkohë që ai në korrik cilësoi se Clinton nuk do të ngarkohet me akuza, shihet me dyshim. 

FBI-ja mbyll hetimet për Clinton: “E pastër”. WikiLeaks publikon e-maile të reja: Chelsea ka përfituar fonde nga fondacioni

Postuar në 06 Nëntor, 2016 23:29

FBI ka mbyllur hetimet për Hillary Clinton duke nxjerrë sërish të pastër kandidaten demokrate. Një vendim që ka implikime të mëdha, me gjasë duke nxitur dyshimin se çdo gjë është rregulluar. Ndërkohë WikiLeaks ka publikuar emaile të reja ku verifikohet se Chelsea, vajza e Hillary, ka përfituar fonde nga Fondacioni Clinton për martesën e vet, një konflikt interesi i pastër. Në krah të Trump ka dalë sot edhe republikani, Paul Rayan, drejtues i Kongresit, i cili kur u pyet se çfarë mendonte për hetimet përfunduara të FBI-së, deklaroi s:

E-mailet e Podestas, rrjedhje e dirigjuar nga Moska apo lojë politike nga brenda Washingtonit?

Postuar në 02 Nëntor, 2016 14:35

Akuzat se rrjedhja e informacionit elektronik që i përket John Podestas, lidhet me Rusinë po shihen me dyshim. Nuk dihet për cilën arsye por në këtë debat është përfshirë edhe një ish-diplomat britanik, ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Uzbekistan, Craig Murray. Në një intervistë për agjencinë ruse “Sputnik”, Murray thotë se informacionet e WikiLeaks vijnë nga brenda Washingtonit dhe sipas tij “unë e zbulova këtë kur mora pjesë në dhënien e çmimit Sam Adamss në Ëashington”.

Audio e intervistës:

FBI merr mandatin për të rihapur hetimet. Demokratët, sulm frontal ndaj drejtorit Comey

Postuar në 31 Tetor, 2016 09:57

Mediat amerikane njoftojnë se Byroja Federale e Hetimit ka marrë lejen për të rihapur hetimin mbi emailet e Hillary Clinton. Ky është një hap tjetër që implikon shumë pozitën e kandidates demokrate në zgjedhje. Ndërkaq ndaj drejtorit të FBI-së ka nisur një sulm që shkon deri në kërkesën për dorëheqje. Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Harry Reid, ka firmosur një letër përmes së cilës i kujton drejtorit James Comey se ai mund të ketë shkelur ligjin(Aktin Hatch) teksa me qëndrimet me dy standarde ka lënë dyshimin se po ndihmon në zgjedhjeve një palë kundër tjetrës.

Skandali i emaileve, Clinton në qendër të ciklonit. Goditje e fortë edhe për FBI-në, Rudy Giuliani: Për këtë çështje duhet një prokuror i pavarur

Postuar në 31 Tetor, 2016 02:29

Republikanët i janë riafruar njëfarësoj kandidatit të tyre Donald Trump pas daljes në dritë të skandalit të emaileve. Ish-kryetari i Bashkisë së Neë York dhe ish-prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, Rudy Giuliani, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emaileve të sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, aktualisht kandidate e Partisë Demokratike, mund të bëhet me një hetim të pavaruar nga një prokuror i pavarur, “as demokrat dhe as republikan”. Kjo është një goditje e fortë për FBI-në dhe drejtorin e saj James Comey, i cili u detyrua të rihapë hetimin për cështjen e emaileve të Clinton.

Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?

Postuar në 10 Prill, 2016 16:54

Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh.

Subscribe to RSS - emailet