Microsoft: Kina spiunon diplomatët amerikanë

Postuar në 21 Korrik, 2023 14:34

Email i ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns, dhe zyrtarëve të tjerë të ambasadës janë hakeruar. Microsoft bën fajtor Pekinin, ndërsa pre e këtij hakerimi kanë rënë edhe zv.sekretari i Shtetit për Euroazinë, Daniel Kritenbrink dhe sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

Sipas Wall Street Journal, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta sa emaile kanë rënë pre e sulmit, autorët kanë marrë akses në mijëra dokumente të paklasifikuara.

Departamenti i Shtetit, i pyetur në lidhje me rastin, tha se nuk mund të japë detaje për arsye sigurie, por çështja është në hetim e sipër.

Hakerimi u zbulua javën e kaluar nga Microsoft, sipas të cilës, për shkak të një mangësie në sistemin cloud, është bërë i mundur aksesi në të paktën 20 organizata nëpër botë, mes të cilave 10 në SHBA.

Microsoft thotë se sulmi u krye nga “një aktor me bazë në Kinë”, i mbështetur nga qeveria në Pekin dhe kishte “objektiv spiunimin”.

Ndërkohë, qeveria kineze i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar dezinformuese.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.