prioritetet
2020 vjen me një ngushëllim për shqiptarët. OSBE-ja drejtohet nga Edi Rama
Në datën 1 janar kryetari i ri i OSBE-së Edi Rama, ka adresuar ato që i quan prioritete të kryesisë shqiptare. I pashëruar nga inflacioni i vizioneve, zoti Rama ka parashtruar si të tilla përmbushjen e koncepteve të OSBE-së për sigurinë si zgjidhja dhe negociimi i konflikteve, moitorimi i reformave, përmirësimi i klimës së sigurisë dhe forcimi i dialogut.
A mund të vazhdojë partneriteti strategjik me Turqinë e Erdoganit?
Nëse lexon faqen e Ministrisë së Jashtme shqiptare ke rastin të vëzhgosh një seri kontradiktash që dikujt mund t’i duken edhe si mistere. Siç mund të merret me mend, prioritet i Politikës së Jashtme të Shqipërisë është integrimi në strukturat euroatlantike me synim imediat anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo theksohet që në hyrjen e rubrikës “Prioritetet” ku shkruhet:
Dosja e mbyllur e ligjit të dosjeve
Rreth 10 muaj më parë parlamenti miratoi ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” ose siç njihet ndryshe, ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Ligji u trumbetua si sukses, zhvillim me vlerë historike dhe një akt konkret që bashkon Shqipërinë me vendet e tjera, të cilat prej vitesh kanë ndërmarrë akte ligjore për ndarjen e drejtë me të kaluarën.